FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli i tenisit pozon topless shtatzënë

Ylli i tenisit Serena Williams, e cila publikoi lajmin se ishte shtatzënë në muajin janar, ka pozuar topless për kopertinën e revistës August Vanity Fair. Ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë me Alexis Ohanian. Serena ka thënë për revistën se nuk e dinte që ishte shtatzënë, derisa filloi të ndihej keq kur po bënte stërvitje. Ishte Alexis, ai që e shtyu të bënte testin. Për tenisten ky ishte një lajm i papritur dhe tronditës pasi po përgatitej të luante në Australian Open. “Doja që të luaja në turne”, është shprehur ajo. “Si mund të luaja në Australian Open? Kisha planifikuar që të fitoja Wimbledon këtë vit”. Shoqja e saj, Jessica shkoi në farmaci për të blerë edhe 5 teste të tjera për ta bindur që ishte shtatzënë. Serena dhe Alexis filluan që të dilnin bashkë në vitin 2015 dhe ai i propozoi dhjetorin e kalur në të njëjtën tavolinë në hotelin Cavalieri në Itali ku edhe biseduan për herë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?