FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zayn Malik vazhdon të anulojë koncertet

Vitin e kaluar ai nuk u bë pjesë e Capital FM’s Summertime Ball dhe më pas deklaroi se mungesa ishte për shkak të ankthit. Dhe duket se edhe pas një viti, Zayn Malik ende ka vështirësi të përballet me frikën e tij dhe të performojë këngët për audiencën publike. Ish ylli i One Direction, 23 vjeç ka anuluar disa koncerte në Japoni, pasi i riprogramoi më herët. Sipas The Sun u dhanë një sërë shfajësimesh, si “një ndryshim në programin e regjistrimeve”, apo dhe se Zayn ka qenë shumë i zënë “me planifikimin e turit të tij botëror”. Por njerëz pranë tij thonë se këto janë thjesht shfajësime. “Nëse ai nuk performon kurrë, ka rrezik që karriera e tij solo të përfundojë”, ka thënë një burim për The Sun. Zayn bëri menjëherë debutimin e tij solo, pas largimit nga grupi më 2015.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?