Home Aktualitet Shpati Lena d...

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo vriten me 60 plumba. Pistë vrasja për një kalë

466
0

Shqipëria po përjton krime të rënda në këto 24 orët e fundit. Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta.

Një ekzekutim i dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Panaja të Vlorës. Vriten me breshëri kallashnikovi Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, të cilët po lëviznin me makinë pranë mbikalimit të Panajasë. Makina e tyre tip “Mercedez Benz Class” është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Makina ku udhëtonin viktimat është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Sakaq një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se i përket autorëve. Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin e parë për atentatin me dy të vrarë në Panaja të Vlorë. Sipas Policisë, në makinë e ndjegur të ekzekutorëve janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Pistë e vetme është hakëmarrja. Vëllai i Hakim Xhezos është i përfshirë në vrasjen e Arben Beqirajt në vitin 2019, ku sherri nisi për një kalë. Babë e bir kanë dhunuar personin që ishte mbi kalë dhe ai më pas është larguar. Një orë me vonë ka mbërritur në zonë një makinë me katër persona. Dy prej të cilëve janë afruar për të diskutuar dhe dy të tjerë në distancë pasi ka nisur konflikti verbal kanë shtënë në drejtim të Arben Beqirajt, të birit Ergest Beqiraj dhe kushëririt të tyre Nesim Hodaj.

Pas disa orësh Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital. Viktima nuk rezultonte me precedentë të mëhershëm penalë, ndërsa i biri, Ergest Beqiraj, ka qenë i përfshirë në plagosje me armë të ftohta në 2018-ën dhe ka qenë i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimaj.

Kurse viktima Hakim Xhezo u arrestua në Durrës disa muaj pas ngjarjes, pasi u pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli. I ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit.

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Ai u prangos me dy të tjerë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre iu sekuestruan edhe dy armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ngjarja

Makina e tyre tip “Mercedez Benz Class” është qëlluar me breshëri kallashnikovi në ecje nga mbrapa dhe ndaj saj janë shkrepur mbi 30 plumba, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë. Më shumë se 200 metra ka ecur makina, pasi është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin e parë për atentatin me dy të vrarë në Panaja të Vlorë. Sipas Policisë, në makinë e ndjegur të ekzekutorëve janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”. Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit