Home Aktualitet Shpati Lena u...

Shpati Lena u vra sot në Vlorë. Gjyqtarja e liroi disa muaj më parë nga burgu, edhe pse me 2 akuza të rënda

1908
0

Shpati Lena u vra mëngjesin e sotëm në një atentat mafioz, dhe dyshohet se ka qenë edhe objektivi kryesor i atentatit për shkak të të kaluarës së tij kriminale. I ndjeri është arrestuar për herë të fundit nga policia në 22 mars të vitit 2022 në zonën e Ujit të Ftohtë, me automjet të blinduar dhe armë.

Gjyqtarja e Vlorës, Arbana Selmanaj urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Lenës nga burgu, duke i dhënë masën ”detyrim paraqitje”. Rrethanat në të cilat është liruar Lena nga burgu e bëjnë vendimin e gjyqtares Selmanaj tepër të dyshimtë.

Së pari, Shpati Lena ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, pra ishte një personazh me precedentë kriminal.

Së dyti, Shpati Lena, ishte i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre.

Së treti, Shpati Lena akuzohej për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, dy akuza të rënda, ku vetëm për armëmbajtje pa leje si përsëritës, rrezikonte deri në 15 vite burg.

Arbana Selmanaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2021. Procesi i Vetting-ut për gjyqtaren Selmanaj u krye nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegun dhe Firdes Shulin. Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret; pasurinë, profesionalizimin dhe figurën. /Shqiptarja.com/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit