Home ShowBiz Si the, ruaj ...

Si the, ruaj Kiarën se do ta ngacmoj? Bledi debat me Maestron: Fantazia jote është perverse

532
0

Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, pas daljes së katër banorëve nga ”burgu”, ka pasur debate të forta. Pas Ermionës, Bledi debatoi me Armaldon, kjo pas komentit të tij, i cili i tha Luizit ”kujdes gruan”.

Bledi i tha Armaldos të mos flasë si skuthat pas shpine, por nëse ka diçka për të thënë, t’ja thotë në sy. Ai e cilësoi komentin e tij, si poshtërsinë më të madhe në këtë Big Brother, pasi në gjykimin e tij, ajo këshillë nuk kishte vend.

Duke folur me ironi, Bledi i tha Armaldos se ai ndoshta është rritur në një ambient, ku shoku i ngacmon gruan shokut, por ai nuk e ka në karakter një gjë të tillë.

Por Armaldo reagoi ashpër ndaj deklaratës së Bledit dhe i tha atij se ajo që tha është provokim i rëndë. Maestro i tha Bledit të matet kur i nxjerrë fjalët nga goja dhe se ai nuk mundet të fryjë Valbonën kundër tij. Bledi e cilësoi fantazinë e Maestros si perverse dhe i tha atij që ai koment nuk bëhet, aq më tepër kur ai po lëngonte në krevat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit