Home Aktualitet Sinoptikanët:...

Sinoptikanët: Dita e premte, 42 gradë në Tiranë

13
0

Po hyjmë në ditë shumë të nxehta, duke filluar nga kjo javë e re.

“Që nga kjo fundjavë do kemi rritjetë ndjeshme të vlerave termike që shkojnë në 35 gradë celcius gjatë kësaj fundjave kjo rritje shoqërohet me mot të mire. Po ashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike si pasojë e afrimit të masave ajrore të veriut të kontinentiti afrikan.”- tha sinoptikani Hakil Osmani.

Në Tiranë termometri sipas aplikacioneve të parashikimit të motit në celular do të shënoje kulmin ditën e premte me 42 gradë ndërsa gjatë javës sinoptikanët thonë se temperaturat maksimale do të jenë 38 gradë.

“Ky muaj do të mbyllet me temperatura të larta ku gjatë kësaj jave do të regjistrohen edhe vlera 38 gradë celcius. Në ditët në vijim pritet të ketë rënie të lehtë të vlerave termike por do të jetë rënie e lehtë pasi temperaturat e larta do të mbeten prezentë deri në fund të këtij muaji. Po ashtu këto temperatura do të shoqërohen me mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa ne zonat malore herë pas herë do të ketë vranësira dhe ndonjë reshie shiu por nuk do të jetë problematike.”- u shpreh Osmani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit