Home Aktualitet Skemat në spi...

Skemat në spitalin Onkologjik, Alimehmeti: Mjegullnaja në sistem krijon mundësi për abuzuesit

123
0

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se sistemi korruptiv i ngritur në Shqipëri, lë hapësirë për këta mjekë dhe punonjës të shëndetësisë për të abuzuar. Teksa flet për skandalin e madh tek Onkologjiku, mjeku thotë se brenda kësaj mjegullnaje dhe këtij terreni gjen oportunitete.

”Unë shoh të paktën tre skema, tre elemente të bashkuar dhe të grupuar në një. E para ka të bëjë me elementin e spostimit të pacientëve nga sistemi publik në atë privat për kirurgji. Skema e dytë, spostimi i medikamenteve nga spitali në sistemin privat farmaceutik. E treta, mungesë pajisjesh apo rrezkimin nga këto lloj pajisjesh radioterapie brenda spitalit Onkologjik. Pra janë tre të ndryshme.

Në fund fare, diskutimi është i thjeshtë, gjithmonë do presim Prokurorinë dhe policinë? Këto skema, ka ndonjë detyrë Ministria e Shëndetësisë? Po të kesh mjaftueshëm kirurgë dhe mjekë nuk vonohet dot skema, ta çosh nga publiku në privat. Skemat e prenotimit të sallave janë shumë të thjeshta, janë elektronike, mund të monitorohen lehtë. Nëse ka mjaftueshëm terapi spitali për kimioterapi, nuk krijohet dot ajo skema që duhet ta blesh.

Nëse ka një plan dhe program monitorimi dhe vlerësimi, ai duhet trajtuar, minimizon shumë skemat e tilla. Kështu që edhe nëse ka protokolle trajtimi, nuk vjen diskutimi si kjo, do ja heqim një pacienti dhe do t’ja japim një pacienti tjetër. Brenda kësaj mjegullnaje dhe këtij terreni, gjen oportunitete”, tha Alimehmeti i ftuar në “Të Paekspozuarit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit