Home Aktualitet Sondazh/Në qo...

Sondazh/Në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot; PS 79 deputetë, PD 46 dhe Tom Doshi 3 deputetë…

1067
0

Nga Eduart Zaloshnja

Meqë Berisha e fitoi vulën e PD-së zyrtarisht dhe Basha ka deklaruar se do të regjistrojë një parti të tij (nëse nuk fiton rekursin e vështirë në Gjykatën e Lartë), skena e partive që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është qartësuar. Sidomos edhe pas zyrtarizimit të partive të reja që janë krijuar.

Në këto kushte, vlen të bëhet një matje e pulsit të elektoratit të këtushëm, gjë që e bëra me një sondazh gjatë fundjavës, të realizuar me 2000 SMS krejt të rastësishme të dërguara në të gjithë territorin e vendit (1152 banorë të rritur e klikuan linkun e pyetësorit të dërguar me SMS dhe e plotësuan atë, ndërkohë që kampionin e ripeshova statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin e këtushëm sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht).

Meqë specialist im IT mundi të përcaktonte me afërsi vendndodhjet e të anketuarve përmes adresave IP, arrita të llogaris me afërsi shpërndarjen e votave në 12 qarqet, dhe po me afërsi, edhe mandatet parlamentare në to.

Nga sondazhi rezultoi se vetëm treçereku i zgjedhësve të këtushëm do të votonin sot për një parti apo një tjetër, ndër shumë partitë në garë. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur vetëm ato që marrin sot mbi 0.5% të votave. Llogaritjen e përafërt të mandateve parlamentare e kam bërë duke u bazuar në kodin aktual elektoral dhe në ndarjen aktuale të zonave zgjedhore.

SHËNIM: Përveç PSD-së së Tom Doshit dhe LZHK-së së Dashamir Shehit, të gjitha partitë e vogla marrin më pak mandate seç do t’u takonin në një sistem të pastër proporcional kombëtar. Kjo, sepse disa vota të tyre janë të shpërndara nëpër qarqe ku nuk e arrijnë dot pragun arithmetik për marrjen e mandatit (votat e PSD-së janë të përqendruara në qarqet Shkodër e Tiranë dhe ato të LZHK-së në Tiranë, prandaj maksimalizohen mandatet e tyre). Dhe nga ndarja e zonave sipas 12 qarqeve, përfitojnë arthmetikisht dy partitë e mëdha, që marrin 18 mandate më shumë se sa do t’u takonin në një proporcional të pastër kombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit