Home Aktualitet Spahiu: Të su...

Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar

493
0

Juristi Kreshnik Spahiu u ndal sot në “Studio Live” teksa foli për Arbër Hitajn lidhur me funeralin dhe përcjelljen në banesën e fundit të shkrimtarit Ismail Kadaresë. Spahiu pati një koment për sulmet që iu bënë Kadaresë edhe sot në funeralin e tij.

“Funerali tregonte përmasat gjigande që kishte vepra e Kadaresë, tregonte absolutisht ndjenjën e fortë kombëtare në çdo cep të Shqipërisë etnike, në çdo cep ku jeton shqiptar. Edhe në ditën që ndërroi jetë arriti të bashkojë shqiptarët, figurat nga të gjitha trevat. Ajo që më ka bërë përshtypje. Nuk është funerali zyrtar por pjesëmarrja e qytetarëve të lirë. Në Tiranë janë parë në rrugë, qytetarë të ndryshëm të paorganizuar të cilët të pikëlluar donin të merrnin pjesë qoftë në afërsi qoftë në distancë në lamtumirën e fundit. Kjo është vlera e madhe, përtej kortezisë zyrtare, e cila është për tu vlerësuar. Ata që i bëjnë kritikë janë turpi antishqiptar edhe ditën e funeralit merren me detaje apo pjesëmarrësit.

Edhe në funeral edhe mafia i respekton kodet e heshtjes. Heshtin edhe fundi i shoqërisë. Ndjej keqardhje që nëpërmjet media në këtë ditë të shenjtë të hidhet baltë ndaj figurës së shekullit të fundit që ne kemi. Çfarë këto 48 orë kam lexuar një çmenduri e cila nuk mund të ndalej, nuk mund të rri pa thënë. Kush ajanë ata që sulmojnë Ismail Kadarenë. Duan partinë më shumë se Shqipërinë, më shumë kryetarin se kombin. Nën petkun e besimit fetar nuk kanë Zot, por shkelni çdo kod. Nuk lënë dot as të vdekurit të qetë, nuk njohin asnjë normë shoqërore.

Vjellin vrer ndaj figurave të kombit. E kanë ndjenjën e antishqiptarizmit në gen. Hedhin tymnajë ndaj një figure që është sulmuar nga të gjitha regjimet. Janë ata që në petkun e besimit fetar, por marrin misionin e Zotit për të bërë gjykim’, u shpreh Spahiu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit