10 futbollistët me avionët privat më të kushtueshëm
Pagat e futbollistëve kanë arritur në shifra të frikshme në vitet e fundit. Ata një pjesë të mirë të të ardhurave i përdorin për të plotësuar dëshirat e tyre të mëdha, teksa në vitet e fundit blerja e avionëve privatë është kthyer në modë për lojtarët më të paguar. “Corriere dello Sport” ka zbuluar 10 prej tyre që kanë më të shtrenjtët.
10. Ronaldinjo mban vendin e 10-të në këtë listë me avionin e tij “Embraer Phenon 100”, i cili ka kushtuar 2.9 milionë euro

- Kaka pozicionohet në vendin e 9-të, me avionin e tij “Cessna Citation CJ3 Plus” për të cilin ka paguar 6.4 milionë euro

8. Garet Bejl ka shpenzuar 9.7 milionë euro për avionin e tij privat, “Cessna Citation XLS Plus”.

7. Nejmar qëndron në vendin e shtatë, me modelin “Ember Legacy 450” që ka kushtuar 12.2 milionë euro.
- Uejn Runi renditet i 6-ti me avionin e tij “Dassault Falcon”, i cili ka kushtuar 15.8 milionë euro.

5. Pol Pogba ka blerë një avion model “Gulfstream G280” për 20.4 milionë euro.

4. David Bekam mban vendin e katërt me charter-in e tij “Bombardier Challenger 350” që ka kushtuar 21.5 milionë euro.

- Vendin e tretë e mban Zlatan Ibrahimoviç, që ka paguar 23.8 milionë euro për avionin “Cessna Citation Lonitude”.

2. Në vendin e dytë pozicionohet ylli i Barcelonës, Lionel Mssi me avionin “Embraer Legacy 650”, i cili i ka kushtuar 28.3 milionë euro.

1. Vendin e parë e mban Kristiano Ronaldo. Charter-i i tij, “Gulfstream G650” ka kushtuar 31.7 milionë euro.

KOHA JONË SONDAZH

