10 klubet që kanë përfituar më shumë nga shitjet e yjeve në merkato
Sporti E Mërkurë, 21 Korrik 2021 05:01
Shitja e Felipe Kutinjos ishte një goditje e rëndë për trajnerin e Liverpulit Jurgen Klop, por jo për financat, të cilat janë shtuar me 160 milionë euro. Të kuqtë e blenë në vitin 2013 nga skuadra e Interit për vetëm 18 milionë euro. Transferimet në shifra të larta janë kthyer në modë në vitet e fundit, teksa gazeta britanike “Daily Mail” të klubeve me fitimet më të mëdha nga shitja e lojtarëve.
- Barcelona-Nejmar: Skuadra katalanase e bleu për 55 milionë euro nga skuadra e Santosit në vitin 2013. Ylli brazilian kaloi 4 vite në “Kam Nou” teksa në verën e vitit të kaluar u transferuar te skuadra e PSG për 222 milionë euro, që është edhe shifra më e lartë që është shpenzuar ndonjëherë për një futbollist në merkato.
- Liverpul-Kutinjo: Skuadra angleze e transferoi në vitin 2013 nga ekipi i Interit, në kohën kur ai ishte një ndër lojtarët më të dështuar të ekipit. Braziliani tregoi me kalimin e viteve se problemi është i zikaltërve, pasi në këtë merkato u shit për shifrën e 160 milionë eurove te Barcelona, duke u bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori, dhe më e madhja për katalanasit.
- Juventus-Pogba: Bardhezinjtë bënë një biznes të zgjuar ën vitin 2012 duke e transferuar pa asnjë euro mesfushorin francez në Torino. Ai u rrit shuam gjatë kohës që ka punuar me Konten dhe Alegrin, dhe u shit në vitin 2016 për 105 milionë euro sërish te Mançester Junajtid.
- Dortmund-Dembele: Verdhezinjtë janë një ekip që punojnë shumë mirë në merkato. Në vitin 2016, ata transferuan talentin francez vetëm për 16 milionë euro. Dembele u shit në verën e vitit të kaluar për shifrën e 110 milionë eurove te skuadra e Barcelona, duke qenë një biznes i shkëlqyer.
- Totenhem-Bejl: Uellsiani u ble vetëm për 12 milionë euro në vitin 2007 nga skuadra e “Spursave” te Totenhem dhe më vonë u kthye në një yll të futbollit botëror. Në vitin 2013 u shi për 100 milionë euro te skuadra e Realit.
- Junajtid-Ronaldo: “Djajtë e Kuq” bënë një lëvizje të zgjuar nën drejtimin e Ferguson duke blerë një lojtare shumë talent te Sporingu vetëm për 20 milionë euro, ndërkohë që u shit më në vitin 2009 për 95 milionë euro.
- Sauthempon-Van Dijk: Skuadra angleze e bleu nga Sëlltiku në vitin 2015 për 15 milionë euro, por ata nuk kishin menduar se kishin transferuar mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Liverpuli pagoi shifrën e 85 milionë eurove për të blerë holandezin këtë merkato.
- Liverpul-Luis Suarez: Uruguajani erdhi si një sulmues i panjohur në vitin 2011 nga Ajaksi, por vetëm në 3 sezone e gjysmë ai tërhoqi vëmendjen e Barcelona që pagoi 60 milionë euro për një nga sulmuesi më të mirë në vitet e fundit.
- Juventus-Zidane: Bardhezinjtë e morën nga Bordo në vitin 1996, si një futbollist pa shumë përvojë, dhe me një vlerë vetëm 5 milionë euro. Francezi u transferua te Reali në vitin 2001, për shifrën rekord në atë kohë të 55 milionë eurove.
- Everton-Lukaku: Skuadra angleze e bleu nga Çelsi për 35 milionë euro në vitin 2014, por vetëm në 3 sezone vlera e tij shkoi në 85 milionë euro, një shifër që u pagua nga Junajtid në verën e kaluar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

