FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

12 gola në 17 takime, Manchester City e “shpërblen” me dyfishin e rrogës Gabriel Jesus

Gabriel Jesus ka vetëm 9 muaj në Britani me skuadrën e Manchester City dhe për kaq pak kohë ka rrëmbyer jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe të drejtuesve të klubit.

Braziliani mrekulloi që në start në aventurën e tij të re në “Premier League” duke shënuar gola të vlefshëm për “citiziens”, por një dëmtim që e mbajti 3 muaj larg fushave rrezikoi të zbehte atë fillim impresionoues.

Gjithsesi 20-vjeçari edhe një herë po bën atë që di të bëj më mirë në këtë nisje të kampionatit duke i shpërblyer besimin e treguar trajnerit Pep Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jesus ka realizuar 12 gola në 17 takime me Manchester City dhe klubi duke u nisur nga statistikat por edhe nga progresi e qëndrueshmëria e futbollistit po mendon ti rinovojë kontratën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç ka bërë të ditur “Mirror”, kontrata e tij aktuale me City-in skadon në verën e 2021, por klubi ka ndërmend ta zgjasë me një vit marrëveshjen dhe t’ia rrisë rrogën nga 70.000 paund në javë në 150.000 paund në javë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?