12 vite nga marrja e drejtimit të Juves, Agnelli: Fitorja më e bukur është e radhës!
Kanë kaluar 12 vite nga 19 maji i vitit 2010, që zyrtarizoi fillimin e epokës Andrea Agnelli në krye të klubit të Juventusit. Sot është një datë historike për bardhezinjtë ndonëse përkon me një sezon të mbyllur pa trofe.
“Po mendojmë që tani për sfidat e reja dhe të rikthehemi sa më shpejt në vendin që na takon. Vend që e kemi zënë për shumë vite, duke fituar 9 herë titullin kampion, 5 herë Kupën e Italisë dhe po aq herë Superkupën e Italisë.
Po mendojmë për sezonin e ardhshëm së bashku. Sepse kjo ka qenë gjithmonë filozofia e Andreas: fitorja më e bukur është e radhës. Dhe fitorja e radhës arrihet vetëm me ato që janë karakteristika të ADN-së së Juventusit pasion, dedikim, kurojo, forcë vullneti dhe grinta e atij që nuk dorëzohet kurrë. Deri në fund”, deklaroi Agnelli.
KOHA JONË SONDAZH

