137 fëmijë? Gjykata urdhëron Tiger Woods të bëjë testet e atësisë

Gjykata amerikane ka urdhëruar Tiger Woods që t’i nënshtrohet plot 137 testesh atësisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat shkruajnë se vendimi vjen pas kërkesës së 137 femrave.

Ato pretendojnë se kanë qenë të dashurat e kampionit të golfit dhe se kanë lindur fëmijët e tij. Kur gjyqtari shpalli vendimin e tij, shumë femra, të cilat pretendojnë se kanë lindur fëmijë me Woods qanë nga gëzimi. Shumë prej tyre kanë luftuar për më shumë se 7 vjet për të arritur këtë vendim.

Gjykata i ka dhënë një muaj kohë lojtarit të golfit për t’iu nënshtruar të gjitha testeve të ADN-së. Avokati i Tiger Woods ka deklaruar se klienti i tij e respekton vendimin e gjykatës dhe se do t’i nënshtrohet të gjitha analizave të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?