FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

15 fitore radhazi për City-in, Guardiola s’di të ndalet me rekorde

Manchester City i Pep Guardiolës vijoi ecurinë fantastike në transfertën uellsiane ndaj Swansea për raundin e 1/8-ve të FA Cup ku falë suksesit 0-1, siguroi fitoren e 15-të radhazi, ndërkohë që Pep Guardiola arriti suksesin e 200-të në stolin e Manchester City në 277 takime.

“Kisha mendimin se ata do të krijonin rrezik në sulm. Ishin shumë agresivë, por ne ishim më të mirë në krijimin dhe organizimin e aksioneve për shënim. Më vjen keq që nuk i shënuam të gjitha rastet, por unë jam i kënaqur. Jam krenar që kemi arritur 15 fitore radhazi, rekordet janë për t’u thyer.

Nuk është e lehtë në futbollin modern për të arritur një seri të tillë të gjatë, jemi të lumtur për klubin. 200 fitore me Cityn? Janë shumë, por kemi ende para për të arritur. Më e mira nuk ka ardhur ende, shpresojmë të jetë fillimi i një vargu suksesesh”, u shpreh Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?