FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

16 gola në 17 ndeshje, Suarez thyen rekordin e Ronaldos

Luis Suarez ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, duke u bërë futbollisti më i shpejt që shënon 16 gola në La Liga. Uruguaiani realizoi dy gola në barazimin 2-2, të hënën në mbrëmje.

Bomberi i Atleticos ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje, ndërkohë që Ronaldo kishte shënuar 15 gola në po kaq ndeshje gjatë sezonit 2009/10. Pas largimit nga Barcelona gjatë verës së kaluar, Suarez ka arritur që të tregojë vlerat e tij te Atletico Madrid, duke i udhëhequr drejt kreut të kampionatit.

Uruguaiani këtë sezon ka shënuar 3 gola më shumë se miku i tij, Lionel Messi. Suarez u përfol për një transferim të mundshëm edhe te Juventus në verë, por transferimi te Atletico duket se ka qenë zgjedhja e duhur. Me Sarezin në fushë Los Colchoneros janë të frikshëm në fazën sulmuese. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?