17-vjeçari Hansel, ”engjëlli” i basketbollit me një krah të vetëm
Po mahnit rrjetet sociale historia e Hansel Enmanuel Donato Rodriguez, një 17-vjeçar i gjatë 1.96 i cili në ekipin e tij që luan në Nju Jork po shkëlqen, me një mesatare prej 25 pikësh për ndeshje, 31 në ndeshjen e fundit.
Statistika të mira por jo të jashtëzakonshme, po mos të ishte i jashtëzakonshëm vetë Hanseli, djaloshi dominikan që nga mosha 6-vjeçare jeton përditshmërinë e tij dhe luan basketboll me një krahë të vetëm.
Tjetrin ai e humbi në Republikën Dominikane pas shembjes së një muri, ai që si djali i një lojtar të njohur të atij vendi, ëndërronte të ndiqte hapat e babait.
Familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara 5 vite më parë, Hanseli iu bashkua më vonë, dhe falë një shkolle private si Life Christian Academy iu mundësua realizimi i ëndrrës, të jetë edhe ai protagonist në parket.

KOHA JONË SONDAZH

