FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

2017 vit i pabesueshem, bilanci epik i Ronaldos

Me panoramën e qytezës së Funshal pas krahëve në kryeqytetin e ishullit të Madeiras, Cristiano Ronaldo vendosi në dukje të gjithë trofetë e fituar në karrierë, duke përfshirë Topin e fundit të Artë. Origjina për portugezin nuk mund të harrohet e pikërisht aty, asi i Real Madrid bëri edhe nëj bilanc personal të vitit që lamë pas.

“Për mua ishte një vit i pabesueshëm, për shumë motive. Është një ndjesi fantastike kur provoj të mendoj se çfarë kam fituar që kur kam nisur të luaj me topin në rrugët e Madeiras. Jam i bekuar nga talenti, por kam punuar shumë për të marrë maksimumin”, tha Ronaldo.

Bomberi i Realit të Madridit e mbylli vitin me 53 gola të shënuar dhe me suksesin në Champions e Botërorin e Klubeve, si pikat kulmore të 2017. “Ia dedikoj të gjithë trofetë e fituar familjes time dhe miqve që më kanë qëndruar pranë, pa harruar të gjithë ata që besuan tek unë kur nuk besonte asnjë. Një falenderim i madh edhe për tifozët që më mbështesin dhe më motivojnë në çdo ndeshje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cristiano Ronaldo e nisi karrierën te Sportingu i Lisbonës, ku talenti i tij u vu re nga sir Aleks Ferguson, që më pas e mori te Manchester United. Në vitin 2009 portugezi la ‘Old Trafford’, për të kaluar te Reali i Madridit, ku ka premtuar se do të mbyllë karrierën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?