21 asiste këtë sezon, Bruno Fernandes futet në historinë e Premier League

Një sezon i jashtëzakonshëm është kurorëzuar me një rekord historik për Bruno Fernandes. Kapiteni i Manchester United ka hyrë në librat e historisë së Premier League, pasi regjistroi numrin më të lartë të asistimeve në një sezon të vetëm.

Mesfushori portugez vulosi një tjetër paraqitje të madhe në fitoren 3-0 të Manchester United ndaj Brighton në javën e fundit të kampionatit, duke dhuruar asistin e 21-të sezonal për golin e avantazhit të shënuar nga Patrick Dorgu.

Ky pasim vendimtar i lejoi Fernandes të vendosë një rekord absolut në elitën e futbollit anglez, duke lënë pas dy emra legjendarë si Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne, të cilët më parë ndanin rekordin me nga 20 asistime në një sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezoni i Bruno Fernandes nuk është karakterizuar vetëm nga asistet. Portugezi e mbylli kampionatin edhe me 9 gola dhe fitoi çmimin prestigjioz të lojtarit më të mirë të sezonit, të akorduar nga Football Ëriters’ Association.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ndikimi i tij në lojën e United shkon përtej statistikave bazë. Fernandes krijoi plot 136 raste për shokët e ekipit gjatë sezonit, një shifër që tejkalohet vetëm nga 146 rastet e krijuara nga Mesut Özil me Arsenalin në sezonin 2015/16.

Një tjetër statistikë impresionuese është vazhdimësia e tij: në 19 ndeshje të Premier League, Fernandes arriti të shënojë dhe njëkohësisht të japë të paktën një asist. Në historinë e Manchester United, vetëm dy ikona si Ëayne Rooney dhe Ryan Giggs kanë bërë më mirë.

Në një sezon që riktheu Manchester United mes skuadrave elitare të Anglisë, Bruno Fernandes është shndërruar pa diskutim në simbolin kryesor të rilindjes së “Djajve të Kuq”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?