23 gola te Mallorca, por “Pirati” Muriqi nuk mjaftoi për ta shpëtuar nga rënia

Një sezon historik në aspektin personal, por me një fund të dhimbshëm për skuadrën. Vedat Muriqi po mbyll vitin më të mirë të karrierës së tij, ndonëse me shijen e hidhur të rënies nga elita e futbollit spanjoll.

Sulmuesi kosovar realizoi sezonin më produktiv me fanellën e Mallorcas, duke regjistruar numrin më të lartë të golave dhe minutave në karrierën e tij. Megjithatë, performanca e shkëlqyer individuale nuk mjaftoi për të shmangur rënien e skuadrës nga La Liga.

Sipas raportimeve të medias spanjolle AS, Muriqi është bërë pjesë e një grupi shumë të rrallë sulmuesish që kanë shënuar mbi 20 gola në La Liga, por që nuk kanë mundur të shpëtojnë ekipin e tyre nga rënia në kategori më të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi nga Prizreni realizoi 23 gola nga gjithsej 47 të shënuar nga Mallorca gjatë sezonit, duke mbajtur mbi 49 për qind të barrës sulmuese të ekipit, një statistikë që dëshmon ndikimin e jashtëzakonshëm të tij në repartin ofensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artikulli i AS e vlerëson Muriqin si një nga sulmuesit më efikasë në Europë gjatë këtij sezoni, duke e vendosur në krahasim statistikash me emra të mëdhenj si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé për produktivitetin para portës.

Megjithatë, sezoni nuk solli vetëm zhgënjim në nivel klubesh. Edhe me Kosovën, bomberi përjetoi një tjetër goditje, pasi Kosova nuk arriti të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës.

E ardhmja e Muriqit mbetet ende e paqartë. Edhe pse është i lidhur me Mallorcën me kontratë deri në vitin 2029 dhe ka shprehur vazhdimisht afeksion për jetën në ishull, rënia nga La Liga mund të ndryshojë planet. Interesimi i raportuar nga klubet turke si Galatasaray dhe Fenerbahçe mund të hapë një kapitull të ri në karrierën e yllit kosovar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?