3 të infektuar te Ukraina, anulohet ndeshja e Ligës së Kombeve me Zvicrën

Ndeshja mes Zvicrës dhe Ukrainës, e vlefshme për grupin 4 të Ligës A nuk do të luhet mbrëmjen e sotme për shkak të koronavirusit. Tre futbollistë ukrainas kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit dhe autoritetet zvicerane kanë urdhëruar anulimin e ndeshjes.

Të tre futbollistët e infektuar u futën në izolim në hotelin në Lozanë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të federative respektive dhe UEFA-s, autoritetet e qytetit zviceran bllokuan zhvillimin e ndeshjes.

Tre futbollistët e prekur në kampin ukrainas janë Eduard Sobol, Yevhenii Makarenko dhe Dmytro Riznyk, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të luhet përballja e fundit në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?