FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

4 vjet nga aksidenti i Schumacher, çfarë po ndodh me legjendën?

Kanë kaluar 4 vjet nga aksidenti i tmerrshëm dhe ende nuk ka asnjë lajm rreth gjendjes shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Shumë thashetheme janë thënë që nga ajo kohë në lidhje me gjendjen shëndetësore të 7 herë kampionit të botës, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

Më 29 dhjetor Schumacher mbush 4 vjet që po lufton me jetën por rreth tij nuk ka asnjë lajm, ndërsa kur një revistë guxoi të thoshte se Schumacher ishte në gjendje të ecte përfundoi në gjyq për shpifje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është shkruar se Michael loton kur sheh fëmijët, që kostot e kurimit po kapin shifra stratosferike, që është dobësuar shumë e mjaft gjëra të tjera, por të gjitha janë përgënjeshtruar. Një errësirë e frikshme në lidhje me atë që ndodh realisht me pilotin gjerman, që ndodhet pranë familjes së tij, por pakkush e takon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?