FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

40 minuta panik në avionin e kombëtares

Shqipëria u mund dje në transfertë ndaj Spanjës me rezultatin 3-0, por ky nuk ka qenë problemi i vetëm për kuqezinjtë.

Gjatë kthimit për në Shqipëri me avionin çarter, ku ndodheshin stafi së bashku me futbollistët si dhe një grup biznesmenësh dhe mbështetës së Kombëtares ka pasur disa momente paniku.

Avioni nuk ka mundur të ulej në orar në aeroportin e Rinasit, për shkak të motit të keq dhe për më shumë se 40 minuta është detyruar të qëndrojë në ajër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çarteri i kuqezinjve, u ul në Shqipëri në orën 04:30. Ky moment shkaktoi panik si tek ekipi kombëtar ashtu edhe tek sportdashësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?