45 minuta larg vdekjes, bashkëshortja i shpëton jetën futbollistit anglez

Momente paniku për kapitenin e Cardiff City, Sean Morrison. Mbrojtësi, i cili po vuan nga një dëmtim, do të kishte gjetur vdekjen nëse reagimi i gruas së tij, Stacey do të vononte. 28 vjeçari u sëmur mbrëmjen e së hënës dhe thuhet se shpëtoi falë ndihmës së shpejtë.

Sipas doktorëve, Morrison kishte edhe 45 minuta jetë, por mbërritja e shpejtë e uniformave të bardha bëri që kapiteni i Cardiff të mbetet në jetë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, dhe sipas mjekut të klubit, Len Nokes gjendja e tij po mbahet nën monitorim.

Momentalisht Morrison gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?