FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës. Ja befasia…

Brenda 24 orëve të ardhshme Barcelona do të zyrtarizojë transfertën e bujshme nga Dortmundi, Ousmane Dembele i cili shihet si pasardhës i Neymarit.

Për herë të parë në histori klubi katalanas paguan më shumë se 100 milionë euro për të transferuar një lojtar të talentuar, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur gjatë një takimi në Monaco, ndërsa skuadra e Dortmundit do të përfitojë plot 105 milionë euro plus 45 milionë të tjera bonos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë kemi publikuar blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Dembele (150 milionë euro) nga Dortmundi. Talenti francez do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës.
2. Neymar (97 milionë euro) nga Santos
3. Luis Suarez (81 milionë euro) nga Liverpooli
4. Ibrahimoviç (69 milionë euro) nga Interi
5. Vila (40 milionë euro) nga Valencia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?