7 minuta të çmendura/ Zvicra humbet penallti, Franca i ndëshkon me dy gola të Benzema (VIDEO)
Diçka e pabesueshme po ndodh në Bukuresht, në harkun e 7 minutave, me një penallti të humbur dhe dy gola të francezëve. Rezultati aktual është 2-1 në favor të francezëve.
Në minutën e 52-të Zuber fitoi një penallti pas një faulli të Pavard brenda zonës. Nga pika e bardhë shkon zviceriani Rodriguez, i cili ndalet nga një pritje fantastike e Lloris.
4 minuta më vonë, Karim Benzema gjeti golin e barazimit kundër zviceranëve, duke marrë një top nga Mbappe dhe më pas e dërgoi në rrjetë. Ndërkohë që pak sekonda më vonë, sulmuesi i Realit do të realizonte sërish me kokë.
Me vonë shënon supër gol Pogba për francezët, në 3-1. Nuk vonon dhe shënon prapë Zvicra, 3-2
https://twitter.com/i/status/1409606102132613130
https://twitter.com/i/status/1409606612390658048
https://twitter.com/i/status/1409607341230768133
KOHA JONË SONDAZH

