A do largohet Isco? Solari befason me përgjigjen, bën sikur nuk ka ndodhur asgjë!
Santiago Solari ka thënë se nuk ka asgjë personale me Iscon.
Isco edhe në duelin ndaj Real Betis ishte në stolin rezervë dhe nuk luajti asnjë minutë as si zëvendësues.
“Ne luajtëm një ndeshje serioze, ne jemi ata që jemi dhe ne jemi të bashkuar”, tha fillimisht ai.
“Nuk kam asgjë personale”, tha Solari për Iscon.
“Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ne luajmë çdo tri ditë. E ardhmja e tij? Nuk më takon mua të përgjigjem”, përfundoi ai.
Që prej kur ka ardhur në stol Solari, Isco nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar, ndërsa dje Reali i Madriditfitoi në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Real Betisit.
KOHA JONË SONDAZH

