FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A mund të ketë një përballje Kosovë-Serbi në futboll? Ja vendimi i UEFA-s …

Kosova nuk do të mund të luajë ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës edhe pas hedhjes së shortit për kampionatin Europian. Në një njoftim zyrtar, Federata Europiane e Futbollit bëri të ditur shtetet të cilat nuk do të mund të jenë në të njëjtin grup eleminator në kualifikueset për Kampionatin Europian të Futbollit 2020.

Më saktë, Kosova nuk do të luajë ndaj Serbisë për shkak të problemeve që kalojnë kufinjtë e sportit, ndërsa nuk do të përballet as kundër Bosnje-Hercegovinës për shkak të zhvillimeve politike.

Shorti për EURO 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa për herë të parë në historinë prej 6 dekadash të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete. Finalja e madhe e Evropianit do të luhet në stadiumin Uembli të Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos Kosovës, do të jenë edhe tre çifte të tjera të cilat nuk do të mund të përballen me njëra tjetrën, Armeni-Azerbajxhan për shkak të konfliktit të hershëm për rajonin e Nagorno Karabakut, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?