Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 08:31 Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën Britania dhe BE-ja po diskutojnë një marrëveshje të re që përfshin tregtinë dhe lëvizjen e 100 mijë të rinjve, nismë që synon t'u mundësojë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Si ikën gazetarët Blushi, Ruka, Tirana, Isaku, Shkullaku, Tanushi dhe Kaba nga “RD”, duke denoncuar censurën. Mesazhi i kësaj deklarate 34 vite me pas….

Si ikën gazetarët Blushi, Ruka, Tirana, Isaku, Shkullaku, Tanushi dhe Kaba nga “RD”, duke denoncuar censurën. Mesazhi i kësaj deklarate 34 vite me pas….

Aktualitet
E diel, 30 Gusht 2026 13:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

DEKLARATË E NJË GRUPI GAZETARËSH TË “RILINDJA DEMOKRATIKE”

Ne, një grup gazetarësh të gazetës «Rilindja Demokratike» që jemi pjesëtarë të saj qysh në ditët e para detyrohemi të japim dorëheqjen për këto arsye:

U bashkuam si themelues në organin e parë opozitar të Shqipërisë që në fillimet e veta duke aspiruar për demokraci, liri të fjalës e të shprehjes, emancipim kombëtar dhe raporte të pashpërfytyruara me të vërtetën. Punuam në këtë gazetë për më shumë se një vit e gjysmë duke pasur për devizë pikërisht normat e një shtypi të lirë, dhe pavarësisht prej atyre që po ndodhin, secili nga ne ndjehet krenar sepse në fund të fundit në themele të kësaj demokracie që ka sot Shqipëria, dhe të asaj që do të projektohet nesër, është edhe puna jonë.

Mirëpo në disa plane njëherësh kjo gazetë nuk po i qëndron platformës dhe programit të krijimit dhe qëndrimi i mëtejshëm yni këtu do të komprometonte reputacionin tonë ashtu si edhe emrin e mirë që kjo gazetë e krijoi me fillimet e saj.

Ajo që na detyron më tepër se çdo gjë tjetër që të marrim këtë vendim është fakti që çdo ditë e më tepër po ndjejmë peshën e censurës. Ndjejmë se raporti i gazetës me të vërtetën, raporti i cili duhet të ishte lejtmotivi i saj sikundër theksohej në numërin e parë është thyer. Kjo gjë ndodhi gradualisht hap pas hapi, por në fund mund të thuhet se kriteri bazë i gazetarisë, siç është profesionalizmi dhe vërtetësia janë zëvendësuar me militantizmin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fillimet e para gazeta «Rilindja Demokratike» u projektua si organ i PD, ndaj dhe ne menduam se varësia nga një parti demokratike do i shërbente vetëm së vërtetës, lirisë së fjalës, tolerancës e konsolidimit të një shteti demokratik. Edhe mbasi brenda PD u evidentuan grupimet e para orientimi i gazetës u përcaktua me diapazon të gjerë që në të të pasqyrohej diversiteti i mendimeve. Por ky diapazon erdhi gjithnjë duke u ngushtuar derisa në një mbledhje në maj të këtij viti gazetarëve u bë e qartë se gazeta «RD» është thellësisht partiake. Por, edhe këtij përcaktimi nuk iu qëndrua deri në fund. Kohëve të fundit gazeta «RD» u përdor pikërisht për të sulmuar vetë anëtarët e PD, apo individë të tjerë të lidhur me të. Madje individëve të sulmuar nuk u jepej e drejta për të botuar përgjigjet në një kohë që kjo gazetë në fillim të saj për hir të transparencës, ka botuar reagime nga më të ndryshmet. Lidhur me këto probleme ne kemi ngritur zërin e kemi debatuar hapur prandaj dorëheqja jonë nuk është spontane, por rrjedhojë e mendimeve dhe ideve tona të shprehura vazhdimisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithëse gazeta «RD» si organ i PD, duhet të mbrojë qeverinë e zotit Meksi, nuk ka munguar që sipas interesave të klaneve të caktuara të sulmojë në gazetë anëtarët e qeverisë dhe indirekt vetë kryeministrin. Kjo strategji, me anën e së cilës vihen në shënjestër secili që konsiderohet kundërshtar dhe që s’është çudi ndonjë ditë të drejtohet edhe kundër Presidentit, nuk është gjë tjetër veçse politikë personale. Në kushtet e instrumentalizimit të këtij organi dhe të përligjjes së imoralitetit politik, ne me të drejtë tërhiqemi që të mos bëhemi bashkëfajtorë dhe të mos hyjmë në kulisat e luftës së klaneve.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Para 2 orësh
Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 9 orësh

Nga ana tjetër, gjithnjë e më tepër, në gazetën «RD» po bëhet normë banaliteti, i cili konstatojmë se ka rënë si epidemi në pothuaj të gjithë shtypin shqiptar. Fyerjet, sharjet e shpifjet kundër personave të ndryshëm, të botuara këtu, që kanë për qëllim depersonalizimin e individit, janë në kundërshtim flagrant me etikën gazetareske dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Biografitë që po u shkruhen njerëzve në gazetë, ashtu si në zyrat e kuadrit të PPSH, duket sikur hera-herës tingëllojnë si kërcënime për revansh. Pra, në vend që të kultivohet një kulturë e re demokratike, nxiten instiktet primitive të hakmarrjes dhe intoleranca.

Ajo që po e bën më të padurueshme gjendjen, është se gjithë kjo praktikë zhvillohet në një kohë që pjesa më e madhe e stafit të gazetës nuk pajtohet me një gjë të tillë. Pra, mungon pikërisht ai element demokratik, siç është fryma kolegjiale dhe që ngurtëson marrëdhëniet e mëtejshme. Duke mos pranuar që të jemi ushtarë symbyllur, të bindur të Partisë Demokratike apo të çfarëdo klani të saj, shpresojmë që akti ynë do të kontribuojë në krijimin e një shtypi të pavarur, të lirë e jashtëpartiak. E theksojmë se me anën e këtij veprimi, ne nuk futemi në lojrat politike të grupimeve apo forcave të caktuara, me apo pa pushtet, pasi synojmë që shtypi të jetë objektiv, informativ e i painfluencuar nga grupimet, klanet apo individët kudo qofshin ata.

Gjithashtu ndershmërisht kërkojmë që kjo deklaratë të mos shfrytëzohet në mënyrë amorale politike sikundër po shohim të ndodhë shpesh kohët e fundit.

Tiranë, 24 gusht 1992

Shënim i Koha Jone: Ben Blushi, Armand Shkullaku dhe Dritan Kaba filluan si gazetarë në gazetën “KOHA JONE!

Një deklaratë e vitit 1992 që tingëllon sikur është shkruar sot

Deklarata e një grupi gazetarësh të “Rilindja Demokratike”, e 24 gushtit 1992, është një dokument që meriton të rilexohet sot jo vetëm si dëshmi e fillimeve të pluralizmit shqiptar, por edhe si një paralajmërim që duket se nuk e kemi marrë sa duhet seriozisht.

Gazetarët që dhanë dorëheqjen atëherë flisnin për censurë, militantizëm, instrumentalizim politik të medias, luftë klanesh, fyerje, shpifje dhe mungesë të frymës kolegjiale në redaksi.

Kanë kaluar 34 vjet dhe shumë prej këtyre fjalëve tingëllojnë çuditërisht aktuale.

Në vitin 1992 problemi ishte varësia direkte e gazetës nga partia. Sot mekanizmat janë më të sofistikuar. Media nuk kontrollohet domosdoshmërisht vetëm nga një seli partie. Presioni mund të vijë nga politika, nga interesat ekonomike, nga pronësia, nga reklamat, nga kontratat publike, nga marrëdhëniet e biznesit me pushtetin dhe tashmë edhe nga lufta për klikime e audiencë në rrjetet sociale.

Por rezultati mund të jetë i njëjtë: largimi i gazetarisë nga e vërteta dhe afrimi i saj me interesin.

Gazetarët e vitit 1992 shkruanin se profesionalizmi dhe vërtetësia po zëvendësoheshin nga militantizmi. Pikërisht kjo është një nga rreziqet më të mëdha edhe sot.

Në një pjesë të medias shqiptare shpesh duket sikur nuk kemi më gazetarë që raportojnë, por kampe që luftojnë. Një televizion, portal apo gazetë konsiderohet “me qeverinë”, një tjetër “me opozitën”. Publiku, në vend që të marrë informacion, detyrohet shpesh të zgjedhë se cilit version politik të realitetit dëshiron t’i besojë.

Dhe kjo është një humbje e madhe për gazetarinë.

Sepse media nuk është krijuar për të qenë ushtare e pushtetit, por as ushtare e opozitës.

Në deklaratën e vitit 1992 ka një fjali që meriton të shkruhet sot me germa të mëdha: gazetarët refuzonin të bëheshin “ushtarë symbyllur” të një partie apo klani.

A nuk është pikërisht ky një nga debatet kryesore të medias shqiptare edhe sot?

Problemi është se teknologjia e ka bërë fenomenin edhe më agresiv. Në vitin 1992 një sulm politik botohej në gazetë dhe lexohej të nesërmen. Sot një akuzë, shpifje apo gjysmë e vërtetë mund të shpërndahet brenda minutash në portale, Facebook, TikTok dhe rrjete të tjera, duke arritur qindra mijëra njerëz përpara se dikush të ketë kontrolluar nëse është e vërtetë.

Algoritmi shpërblen konfliktin. Politika e kupton këtë dhe e përdor.

Kështu gazetaria rrezikon të kalojë nga kontrolli i pushtetit te prodhimi i spektaklit politik.

Por deklarata e vitit 1992 na kujton edhe diçka tjetër: pavarësia e medias nuk dhurohet nga politika. Ajo fitohet dhe mbrohet nga vetë gazetarët.

Ata gazetarë zgjodhën të largoheshin nga një gazetë kur menduan se qëndrimi aty komprometonte parimet e tyre profesionale. Mund të diskutohet për rrethanat politike të asaj kohe, por akti i tyre kishte një domethënie të fortë: vendosën profesionin mbi bindjen partiake.

Kjo është pikërisht sfida e gazetarisë shqiptare sot.

Jo të jetë kundër qeverisë me çdo kusht.

Jo të jetë kundër opozitës me çdo kusht.

Por të jetë kundër gënjeshtrës, abuzimit dhe manipulimit, pavarësisht se kush i prodhon ato. Pas 34 vjetësh kemi qindra televizione, portale dhe platforma komunikimi më shumë se në vitin 1992.

Por pyetja mbetet po ajo: A kemi më shumë media, apo kemi më shumë gazetari? 

Deklarata e 24 gushtit 1992 na kujton se liria e shtypit nuk matet me numrin e ekraneve apo portaleve.Matet me një kriter shumë më të thjeshtë dhe shumë më të vështirë: A mundet gazetari t’i thotë të vërtetën pushtetit, partisë, pronarit dhe publikut pa u detyruar të bëhet ushtar i askujt?

Nëse përgjigjja nuk është gjithmonë “po”, atëherë ajo deklaratë e vitit 1992 nuk është vetëm histori. Është ende aktualitet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën
Para 1 minute

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim
Para 31 minutash

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 11 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.