Abazaj: Kisha edhe një bisedë me presidentin e Skënderbeut!

Kristal Abazaj dje shkëlqeu ndaj Skënderbeut duke shënuar dy golat e fitores në Gjirokastër. Sulmuesi i Luftëtarit do të jetë pjesë e korçarëve sezonin e ardhshëm, por kjo gjë nuk e pengoi që të jepte maksimumin në fushën e lojës.

I ftuar në studion “Rubrika Sportive” në RTSH, Abazaj tregoi dhe për një bisedë që ka pasur me presidentin e korçareve pra ndeshjes.

“Kisha edhe një bisedë me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe ai më tha që jep maksimumin në fushë për Luftëtarit, në sfidën e sotme. Unë jam profesionist dhe i jam mirënjohës Luftëtarit. Falë atij ekipi jam aty ku jam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk më shkoi aspak në mendje që të mos luaja sot kundër Skënderbeut. Transferimi im te Skënderbeu? Të dy presidentët e klubeve, i Luftëtarit dhe i Skënderbeut kanë rënë dakord që unë të luaj deri në qershor këtu ku jam dhe më pas do të kaloj te skuadra korçare. Kombëtarja? Unë pres momentin tim. Punoj përditë sepse është një ëndërr të luash për Kombëtaren”, u shpreh Abazaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?