Abazaj: Titulli i Skënderbeut nuk varet nga unë, golat i ndjeva!

Kristal Abazaj sezonin e ardhshëm do të luajë me skuadrën e Skënderbeut, por kjo nuk e ndali që ai të shënonte dy herë ndaj tyre duke i shkaktuar disfatën e dytë për këtë sezon. Sulmuesi i talentuar i gjirokastriteve ka treguar emocionet pas dy golave të shënuar.

“Sinqerisht golat i ndjeva, por mendova se nuk ishte e drejtë të festoja dhe nuk festova. Gjithsesi, nuk ndjehem keq për golat, pasi jam profesionist dhe do të jap maksimumin për ekipin që luaj. Skënderbeu e ka në dorë vetë titullin kampion dhe besoj se do t’ia dalin, pasi kanë një skuadër mjaft të mirë, të aftë për të mposhtur këdo.

Jemi skuadër e vogël, por me zemër të madhe, që jep maksimumin në fushë. Shpresojmë që me afrimin e futbollistëve të duhur, të bëjmë akoma më mirë në pjesën e mbetur të sezonit. Afrimi i Shkurtajt na ka ndihmuar, sepse është një pikë referimi dhe mban peshën, duke na krijuar hapësira neve. Edhe Lamçja ishte shumë i mirë dhe teknik, por nuk kishte peshën dhe gjatësinë e Shkurtajt”, u shpreh 21-vjeçari pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?