Abraham: Mezi e presim finalen e Tiranës, do jua kthejmë mbështejen tifozëve me trofeun në duar
Tammy Abraham është gati për finalen e “Air Albania”. Roma-Feyenoord do të përballen mes tyre në kryeqytetin shqiptar më 25 maj. Në lojë është trofeu i parë i Conference League. 24-vjeçari ka shënuar 24 gola në sezonin e parë me skuadrën e Jose Mourinhos. Në prononcimin për Sky Sports, Abraham foli rreth finales ndaj Feyenoordit.
“Një finale është gjithmonë një finale: qoftë Kupa e Botës, finalja e Champions League apo e Conference League. Ti gjithmonë dëshiron të luash dhe fitosh finalen për veten, shokët e skuadrës, klubin dhe qytetin.
Ka qenë një vit i veçantë për mua. Na presin dy finale deri në fund, e para ndaj Torinos në kampionat, teksa mezi po presim të luajmë finalen e Tiranës.
Mbështetja e tifozëve? Mënyra më e mirë për t’u kthyer pas gjithë këtë dashuri dhe mbështetje do të jetë ngritja e trofeut të Conference League”, deklaroi sulmuesi anglez.
KOHA JONË SONDAZH

