Adidas zbulon topin e veçantë për fazën e grupeve të Champions League
Adidas zyrtarisht ka zbuluar topin për fazën e grupeve të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, që fillon më 20 tetor. “Për herë të parë, topi karakterizohet nga një dizajn unik që krijon thellësi përmes mbivendosjes së grafikëve me ngjyra të ndryshme. Dizajni dinamik mbështjell yjet e famshëm blu mbretërorë, duke lejuar njohjen e menjëhershme të identitetit të Ligës së Kampionëve.
Brenda gjashtëkëndëshave, kalohet nga ngjyrat e koraleve në hije të kaltër qielli që mishërojnë shpejtësinë dhe dritën. Së bashku me pamjen e saj të rinovuar, topi është i pajisur me teknologjinë më të fundit Adidas Performance. Sipërfaqja e topit gjithashtu është inovative, pasi u jep lojtarëve më të mirë në botë saktësi dhe kontroll më të madh mbi topin”, shkruhet në postimin e UEFA-s. /R.Lika-Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

