FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Adoleshentja korçare shpallet kampione bote në Argjentinë

Një 16-vjeçare nga Korça ka fituar medaljen e artë në Argjentinë pasi u shpall kampione bote në hedhje shtize.

Elina Tzengko (Xhengo) e cila prej vitesh jeton në Greqi bashke me familjen ka konkuruar si përfaqësuese e shtetit grek duke u shpallur kampione në olimpiadën rinore të Argjentinës.

16-vjeçarja mbizotëroni në fushë duke hedhur shtizën plot 125.08m në ditën e fundit të atletikës YOG – 10 metra më tej se rivali i saj më i afërt, Juleisy Angulo (ECU).

Swiss Digital Desktop Reklama

Adoleshentja tregoi se mbështetja familjare luajti një rol të madh në rezultatin që ajo pati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elina tregoi në Buenos Aires:

Tani do të shkojmë të hamë ëmbëlsira, çokollata dhe akullore. Kjo sepse para konkurimit nuk duhet t’i hamë pasi nuk na bëjnë mirë. Por pas kësaj mund ta bëjmë. Babi më dërgoi një mesazh para se të garoja. Ai më tha që më do shumë dhe edhe nëse dështoja nuk do të kishte problem. Unë kam e kam prekur për herë të parë shtizën kur isha 15 vjeç dhe ka qenë pa asnjë shtytje. Kjo pasi unë kisha 7 vite që luaja futboll dhe kur një ditë dikush më pyeti nëse doja ta bëja, unë i thashë “pse jo”. Kam punuar vërtet shumë për veten dhe personalitetin tim.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?