FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Kaçes: Transferimi te Panathinaikos? Do të vendoset të hënën!

E ardhmja e Ergys Kaçes vazhdon të mbetet një mister në Greqi, por e ardhmja e mesfushorit të kombëtares duket se do të qartësohet ditën e hënë. Agjenti i futbollistit, Nik Kagioulis në një intervistë të dhënë për mediat greke ka konfirmuar se do të ulet në tavolinë për të diskutuar një transferim të mundshëm te skuadra e Panathinaikos.

“Nuk e di se çfarë ka bërë PAOK me Panathinaikos. Kemi pasur lajme të reja por do të diskutojmë me drejtorin teknik ditën e hënë. Nuk do të kemi asnjë problem të largohemi, nëse kushtet do të jenë të duhura. Ka disa detaje që duhen diskutuar me PAOK-un dhe ne jemi të hapur. Kaçe dëshiron të qëndrojë, por nëse nuk janë kushtet e duhura, do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë hapësira. Kaçe ndihet keq për mos aktivizimin? Kur një lojtar nuk luan, ai ndihet keq.

Këtë sezon Kaçe është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje, 4 në kampionat dhe një në Kupën e Greqisë, ku edhe ka dhënë një asist për shokët e skuadrës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?