Agnelli mesazh për vdekjen e Raiolës: Mos u tall në parajsë!

Bota e futbollit është tronditur sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të super menaxherit Mino Raiola, i cili është shuar në spitalin e Milanos San Raffele.

Kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit që kanë ardhur për Raiola-n dhe familjen tij. Një nga mesazhet e para ka ardhur nga presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli.

“Mos u tall në Parajsë, ata e dinë të vërtetën. Te kam xhan Mino”. Ky ka qenë mesazhi i postuar në  Twitter nga numri një i Zonjës së Vjetër pas ndarjes nga jeta të Raiola-s në moshën 54 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menaxheri i fuqishëm është kujdesur për interesat e shumë futbollistëve të bardhezinjve, nga zëvendëspresidenti aktual  nga Nedved, Ibrahimovic te De Ligt, Matuidi, Kean dhe Pellegrini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?