Agnelli: Pandemia ka shkaktuar deri në 8.5 miliard euro humbje në futboll!
Pandemia ka prekur shumë edhe botën e futbollit. Shqetësimi për të ardhmen është i madh dhe presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, i cili ka shpjeguar situatën aktuale.
“Nuk jemi akoma në pozicionin për të kuptuar plotësisht se çfarë ka ndodhur në industrinë tonë dhe çfarë domethënie ka kriza për klubet. Deloite ka lajmëruar një humbje prej 2 miliardë euro për këto dy sezone, por ne besojmë se shifrat do të jenë mes 6.5 dhe 8.5 miliardë euro.
Është detyra jonë të mendojmë për të ardhmen në mënyrë që futbolli të mbetet, për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, sporti më popullor në botë. Në 5 kampionatet kryesore luhen 1826 ndeshje në vit dhe në Champions vetëm 125”, ka vazhduar numri një i bardhezinjve, duke kërkuar një ekuilibër mes klubeve dhe kombëtareve.
KOHA JONË SONDAZH

