Agolli: Jam i kënaqur me barazimin, të fitojmë ndaj Italisë
Kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli është i kënaqur me barazimin në sfidën e sotme ndaj Maqedonisë. Në një prononcim për mikrofonin e “RTSH”, mbrojtësi e quajti të arritshëm vendin e tretë, teksa shpresoi për një rezultati në sfidën ndaj Italisë.Agolli la fushën e lojës në minutën e 73-të pas një dëmtimi që për të duket serioz.
Për ndeshjen ndaj Maqedonisë
“Ishte rezultat i duhur, këtë gjë e tregoi dhe ndeshja. Ishte lojë e hapur, mund të fitonim ne, por edhe mund të kishim humbur. Jam i kënaqur me barazimin.”
Për dëmtimin
“Ndjej dhimbje por më qartë do ta shikoj nesër. Nga eksperienca që kam duket që është dëmtim serioz. Më vjen keq që lash fushën pasi ishte një moment i mirë për ne. Doja ta ndihmoja skuadrën por nuk ke çfarë t’i bësh, janë pjesë të lojës.”
Vendi i tretë
“Me këtë rezultat besoj se vendi i tretë është i arritshëm. Ndaj Spanjës është pak e vështirë. Në ndeshjen me Italinë në shtëpinë tonë do të kërkojmë rezultat. Mund edhe ta arrijmë me ndihmën e tifozëve. E kemi treguar më përpara me skuadra të forta dhe është e mundur. Një gjë është e sigurt, për sa kohë do të jem pjesë e kombëtares do të japë më të mirën në fushë. Dhe e bëj me krenari.”
KOHA JONË SONDAZH

