Agolli: Kemi ardhur për të luajtur futboll, nuk na intereson politika!
“Ekipi shqiptar ka ardhur në Strumicë për të luajtur vetëm futboll dhe nuk i kushton vëmendje zhvillimeve të tjera, të tilla si politika.”
Këto ishin fjalët e kapitenit kuqezi, Ansi Agolli, i cili u shpreh se nuk pret ndonjë tension gjatë ndeshjes së nesërme.
“Kemi ardhur këtu për të luajtur futboll dhe ne do të përqendrohemi vetëm në ngjarjet në fushë, për të përmbushur detyrat e trajnerit dhe për të arritur një rezultat pozitiv.
Çdo gjë tjetër është jashtë fushës sonë, ne jemi futbollistë dhe ne do të luajmë futboll në fushë. Besoj se mund të luajmë një ndeshje cilësore dhe të kemi një rezultat të favorshëm “, tha kapiteni i Shqipërisë.
Ndërkohë, sa i përket mënyrës së festimit të golit në sfidën kundër Lihtenshtejnit Agolli u përgjigj.
“Nuk kam arsye fikse pse nuk fola për mediat, thjesht e mendova për të mos dalë në konferencë për shtyp. Festimi? Më doli në mënyrë spontane dhe nuk kam dashur të replikojë me askënd” përfundoi Agolli.
KOHA JONË SONDAZH

