Akuzat për fondet e FSHF, Shulku sqaron të vërtetën e shpenzimeve
Ilir Shulku ka dalë në konferencë për mediat, ku ka folur për akuzat e bëra së fundmi në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit për sa i përket buxhetit vjetor. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së ka bërë publike shifrat për pesë vitet e fundit.
DEKLARATA E PLOTË:
Jam sot përpara jush për të sqaruar opinionin publik ne lidhje me disa akuza te ngritura nga ana e ndonjë kandidati për President të FSHF-së, apo edhe e ndonjë individi pjese e stafit te tij në lidhje me keqinformimin mediatik mbi financat e FSHF.
Edhe pse jemi në një periudhë të administrimit të procesit zgjedhor, me tagrin e funksionit të Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, si administrator i institucionit në këto vite ndiej detyrimin per te sqaruar opinionin publik dhe anëtarët e FSHF për këto akuza. Pavarësisht se cdo vit, anetaret njihen me pasqyrat financiare te FSHF, në Asamblenë e Perjithshme, por njëherësh edhe me Raportin e Auditorit ndërkombëtar të kontraktuar “DELOITTE ALBANIA”, më poshte po adresojme disa te dhena:
- NË LIDHJE ME AKUZEN PER BUXHETIN E FSHF
Eshtë kategorikisht e pavertët dhe nje keqinformim shifra prej 24 mln euro në vit e buxhetit të FSHFsë. Për transparencë të opinionit publik shkurtimisht po ju them që:
Në vitin 2014 Buxheti ka qenë 1 mln euro
Në vitin 2015 Buxheti ka qenë 8 mln euro
Në vitin 2016 Buxheti ka qenë 1 mln euro
Në Vitin 2017 Buxheti ka qenë 2 mln euro
Në Vitin 2018 Buxheti është në 1 mln euro
(ne shifrat e mesiperme nuk perfshihen te ardhurat nga EURO 2016 si dhe fondet e akorduara ngan qeveria shqiptare per rikonstruksionin e dy stadiumeve )
Këto janë shifrat zyrtare të buxheteve vjetore të FSHF-së te miratuara ne Asamblete e Pergjithshme.
- AKUZA PËR DEKLARIMET E RREME NË UEFA
Në Lidhje me deklarimet e ndryshme financiare në UEFA, sqarojmë personat në fjalë, por mbi të gjitha opinionin publik që rreth 70% e buxhetit të FSHF-së është e mbuluar nga fondet e FIFA-s dhe UEFA-s, dhe ka monitorim dhe auditim direkt prej tyre. Këto të ardhura auditohen tërësisht nga FIFA dhe UEFA.
Më konkretisht:
Për vitin 2016, fondet e FIFA-s &UEFA-s, ishin 68.5% e buxhetit
Për vitin 2017, fondet e FIFA-s & UEFA-s ishin 70%
Për vitin 2018 këto fonde shkojnë në rreth 72%
Të gjitha hamendësimet e tjera për deklarime të rreme janë thjesht dhe vetëm një keqinformim që i behet opinionit publik.
AKUZA PËR SHPENZIMET NË KOMPANINË TURISTIKE VAS TUR
FSHF disponon ne menyre te pavarur sistemin e biletarise ‘Amadeus SELLING platform’ te cilin e perdor per percaktimin e itenerareve te ndryshme, nepermjet te cilit merr cmimin direkt te kompanive Ajrore. Kompania Vas Tur nga ana e saj ekzekuton vetem finalizimin me nr elektronik te biletes se udhëtimit sipas rezervimit te kryer nga sistemi Amadeus i FSHF-se. FSHF mbulon biletat e ekipeve kombëtare përndeshjet zyrtare e miqësore, turnetë zyrtarë e miqësorë, si më poshtë vijon:
Për ekipin Kombëtar A
- Për ekipin kombëtar U-21
- Për ekipin kombëtar U-19
- Për ekipin kombëtar U-17
- Për ekipin kombëtar U-15
- Për ekipin kombëtar A të femrave
- Për ekipin kombëtar U-19 të femrave
- Për ekipin kombëtar të futsal dhe se fundmi edhe për ekipet kombëtare U-16, U-18 dhe U-20.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimit për të gjithë lojtarët dhe stafet e këtyre ekipeve kombëtare mbulohen nga FSHF.
Eshte deklaruar ne media, qe FSHF I ka paguar kesaj kompanie 1 mln EURO vetem ne vitin 2016. Po ju sqaroj qe, ne vitin 2016, duke marre parasysh dhe pjesemarrjen ne Kampionatin Europian dhe shpenzimeve te nevojshme, FSHF ka paguar ne total Shumen prej 715.000 EURO, ku rreth 60% e kësaj shume ka shkuar per organizimin dhe akomodimin ne EURO 2016.
AKUZA mbi 54 MLN EURO te paguara per Kompanine PLUS
Kjo eshte nje tjeter farse mediatike, pasi shuma totale e paguar ne vitin 2017 per kompanine PLUS eshte 3.8 mln leke/te reja per shpenzimet telefonike te administrates se FSHF.
AKUZA NË LIDHJE ME PAGESAT PERKOMPANINE TOP-AL
Pagesa në shifren prej 270,000 euro për kompaninë TOP-AL, ka mbuluar të gjitha aksesoret e mobilimit për stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, me një volum pune të jashtëzakonshëm shoqëruar me pasqyrat përkatëse të punës.
KOHA JONË SONDAZH

