Akuzohet për përdhunim, Ronaldo ia “plas” të qeshurës: Jam shembull brenda dhe jashtë fushës
Akuzat për përdhunim duket se nuk kanë ndikuar aspak në humorin e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i Juventusit, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me ish-skuadrën e tij Manchester United. Në fjalën e tij nuk kishin si të mungonin zërat rreth akuzave për përdhunim, me Ronaldon që përgenjështroi gjithçka.
“Ne e bëmë deklaratën para dy javës.Sigurisht që nuk do të shtoj më tepër në këtë situatë. Avokatët e mi janë të bindur dhe unë jam i pastër. E vërteta gjithmonë vjen në pozitën e parë. E di që unë jam një shembull, 100 për qind, në fushë dhe jashtë fushës. Unë gjithmonë buzëqesh. Jam i bekuar, luaj në një klub fantastik, kam një familje fantastike, kam gjithçka. Pjesa tjetër nuk më prek “.-përfundoi sulmuesi i bardhezinjve.
Ronaldo është në qendrën e akuzave nga një grua amerikane, e njohur si Kathryn Mayorga, ndërkohë që pas saj shumë akuza kanë vërshuar ndaj 5 herë fituesit të Topit të Artë.
KOHA JONË SONDAZH

