Alarm te Juventus, dëmtohet edhe një tjetër yll para supersfidës me Napolin

Një dramë që nuk ka fund për Juventusin. Në pritje të duelit të mbrëmjes së nesërme për titull kundër Napolit, trajneri Masimiliano Allegri duhet të bëjë “mrekullira” për të shpikur një formacion të denjë.

Sikur të mos mjaftonin të dëmtuarit Marko Pjaca dhe Stefan Lihshtajner, në stërvitjen e fundit janë ndalur edhe mbrojtësi Benedikt Howedes dhe sulmuesi Mario Mandzukic, të cilët nuk janë grumbulluar.

Kjo bën që Juventusi të ketë probleme të mëdha në ndërtimin e 11-shes titullare. Të gjithë shpresat tashmë varen te Gonzalo Higuain, që ka dhimbje të forta në dorën e operuar, por do të vendoset sot, nëse ai do ta nisë nga minuta e parë, ose jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të kundërt, për herë të parë do të shohim një Juve pa një qendërsulmues në fushë, ndoshta me Dybala dhe Douglas Costa në vijën e parë të sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhembjet e kokës së Allegrit bëhen edhe më të mëdha, kur mendon se edhe dy anësorët ofensivë, Huan Cuadrado dhe Federiko Bernardeski kanë kryer vetëm dy seanca stërvitore këtë javë. Prandaj, formacioni anti-Napoli nesër është i gjithi për t’u shpikur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?