FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albin Kurti premton 1 milion euro shpërblim nëse Kosova shkon në Kupën e Botës

Qeveria në detyrë ka vendosur të shpërblejë Kombëtaren e Kosovës për ecurinë historike në kualifikimet e Botërorit 2026, duke miratuar një shumë prej 250 mijë eurosh si vlerësim për arritjen në fazën “play-off”. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se përfaqësuesja ka sjellë krenari të madhe me paraqitjet e saj.

Kryeministri njoftoi se mbështetja financiare do të rritet në varësi të rezultateve në vijim. Në rast të një fitoreje ndaj Sllovakisë, Kombëtarja do të shpërblehet me 500 mijë euro të tjera, ndërsa kualifikimi në Kupën e Botës do të sjellë një bonus shtesë prej 1 milion eurosh.

“Djemtë tanë e kanë dëshmuar se hyjnë në çdo ndeshje me besim të plotë. Ne duam të reflektojmë këtë besim edhe me zotimet tona”, u shpreh Kurti, duke theksuar se rruga drejt Botërorit është më pranë se kurrë falë përkushtimit dhe rezultateve të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?