FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alegri: Me Sasuolon e ndaluar të gabojmë, Bernandeski titullar!

Emergjencë në sulm për Juventusin në prag të ndeshjes ndaj Sasuolos. Duglls Kosta nuk do të jetë i disponueshëm, duke ju shtuar listës së Dibalës deh Kuadrados, ndërkohë që Bernandeski do ta nis nga minuta e parë edhe pse nuk është në gjendjen e tij më të mirë.

“Duhet të shtrëngojë dhëmbët për të luajtur. Nëse edhe Bernardeski nuk do të jetë i gatshëm, do të spostojmë dikë tjetër më përpara. Kemi edhe Lishtajner apo Aleks Sandro, që mund të luajnë në atë pozicion. Higuain është në gjendje të mire, stoli i ka shërbyer për t’u rikthyer në formë. Është mirë dhe mendoj se mund të bëjë një performcancë po të tillë. Edhe Markizio është gati. Është rikuperuar dhe është në gjendje optimale.

Deklarata e De Laurentis? Nuk komentoj fjalët e asnjë Presidenti të madh. Nga sektori i të rinjve te Juventusi kanë dalë shumë lojtarë, që ndoshta nuk janë ende gati për skuadrën e pare, por që mund të operojnë shumë mirë në Serinë A”, u shpreh trajneri i kampionëve të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?