Allegri: Bravo Interi për fitoren, ja çfarë ndodhi që u ndëshkova
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk i përmbajti dot nervat mbrëmjen e djeshme, teksa u ndëshkua me karton të kuq pas një sherri me Lautaro Martinez. Strategu i bardhezinjve ka shpjeguar episodin.
“Një person nga pankina e Interit më shkeli dhe u nervozova e reagova keq, ndaj kartoni i kuq ishte i drejtë. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara.
Bravo Interi për fitoren, por edhe Valeri për arbitrimin. Ndeshje të tilla janë të vështira, por ai vendosi drejt dhe me autoritet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të minimizojmë diferencën me Interin, që është dukshëm më i fortë”, deklaroi trajneri bardhezi.
KOHA JONË SONDAZH

