FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Dybala nuk krahasohet me Messin dhe Ronaldon

Te Juventusi kohët e fundit ka pasur një “çështje Dybala”. Kjo për arsyen se argjentinasi është lënë në stol kohët e fundit, ku titullar është aktivizuar vetëm në ndeshjen e Kupës kundër Genoas.

Për situatën e “La Joya” ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri.

Numri 1 i stolit të “Zonjës së Vjetër” u shpreh: “Kundër Veronës nuk do jetë një ndeshje e lehtë dhe ne duam ta mbyllim vitin me një fitore. Dybala mund ta nisë nga minuta e parë këtë ndeshje, por nuk dua që të shoh që i bëjnë krahasime me Messin apo Ronaldon, sepse i bëjnë dëm. Ai është Dybala dhe duhet të japë gjithmonë nga potenciali i tij kur luan”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?