FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Higuain një ndër më të mirët në botë, me United humbëm busullën

Humbja ndaj United është harruar. Massimiliano Allegri është shprehur se Juventusi i tij është gati për impenjimin e radhës në kampionat që do ta vendosë përballë Milanit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, strategu i njohur ka analizuar fillimisht minutat e fundit ndaj United.

“Për të mbyllur një ndeshje duhet të shënosh. Nuk arritëm që të shënonim sërish dhe kjo solli edhe rreziqet. Ndaj United i vetmi gabim ishte që nuk kuptuam momentin e ndeshjes kur u barazua rezultati.

Nesër duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në aspektin teknik dhe atë fizik. Milan mbetet Milan dhe ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, derbin në minutën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni? Mandzukic dhe Matuidi mund të luajnë. Nuk na ka ndodhur shpesh që të kemi patur një avantazh prej dy golash, kështu që ndeshjet duhen luajtur me përqendrim dhe kujdes deri në fund. Ndoshta duke shënuar më shumë gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Higuain? Na ka dhënë shumë, do të jetë një kënaqësi të takohemi përsëri. Kuqezinjtë kanë bërë një blerje të madhe, duke parë se është një nga sulmuesit më të fortë në botë”, deklaroi Allegri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?