FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Juventus në formë, duam 3 pikë me Lazion

Juventus kërkon të kalojë pengesën Lazio. Për bardhezinjtë ndalesa e radhës do të jetë ndaj skuadrës së Simone Inzaghit, i cili vetëm muaj më parë arriti të fitonte përballë tyre në fianalen e Super Kupës së Italisë. Nga ai moment e deri më sot gjërat kanë ndryshuar, por Lazio po tregon që është një rival i fortë dhe gëzon një formë të shkëlqyer  dhe për fakt tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri  është i vetëdijshëm.

“E dimë shumë mirë që përballë do të kemi një rival të fortë që ka treguar nivel të lartë loje si në kampionat ashtu edhe në europë. Janë të stërvitur mirë dhe kanë një lojë të organizuar. Në duhet të bëjmë një hap të madh përsa i përket kualiteti dhe për të qënë kompetitiv gjatë gjithë sezonit. Duhet të anulojmë momentet ku nuk luajmë dhe ato pak raste kur rreshtim së mbrotjuri. Na pret një vit i vështirë, por përsa i përket takimit, duhet të japim më të mirën për të fituar.

Më pas Allegri bën një analizë të përgjithshme të skudrës, gjëndjes së futbollistëve, formacionit, por edhe sistemit Var.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekipi gëzon një formë të mirë. Higuain ndihet i motivuar dhe në formë optimale. Gjithashtu mund të them se edhe Mandzukic e ka kaluar dëmtimin është stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe është në dispozion. Buffon do të jetë në portë. Khedira gjithashtu e ka kaluar dëmtimin. Përsa i përket Marchisios, Pjanic dhe De Sciglio u duhet ende kohëp. Përsa i përket sistemit Var unë mendoj se është i nevojshëm dhe nuk kam asgjë kundër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Konferencën e tij për shtyp numri një i stoli të kampionëve të italisë e mbylli duke deklaruar se nuk firmos për barazim ndaj Lazios.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?