Allegri në “majën” e Europës, asnjë s’ka bërë më mirë se ai që nga 2015-2016
Juventusi e mbylli në kuotën e 53 pikëve fazën e parë të këtij sezoni, me vetëm dy barazimi në 19 jave, ndërkohë që fituan 19 ndeshje të tjera. Trajneri Massimiliano Allegri po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, duke arritur që të shfrytëzojë më së miri yjet që ka në dispozicion.
Allegri në 5 vitet e fundit, katër herë kampionë me Juventusin dhe një me Milanin. Në renditjen e trajnerëve me më shumë trofe, ai qëndron prapa Trappatonit me 7 tituj, duke qenë me të njëjtën numër sa Capello dhe Lippi.
Allegri ka grumbulluar 2.48 pikë për ndeshje, duke fituar 74 për qind të ndeshjeve mes kampionatit dhe Championsit. Pas tij qëndron Guardiola me 2.41 pikë për ndeshje, ose me 71 për qind të ndeshjeve të fituara. Në pod është Ancelotti me 2.36 pikë për ndeshje, ndërkohë që poshtë tij është Zidane me 2.41 për ndeshje.
Allegri duhet të ketë kujdes pasi Solskaert i United, Niko Kovac i Bayernit dhe Ernesto Valverde po zhvillojnë gjithashtu një super sezon. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

