Allegri para Sevillas: Të mbrojmë me 11 lojtarë, e meritojmë finalen

Në prag të pengesës së radhës në gjysmëfinale të Champions League, trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri është optimist. Ai ka komentuar dhe zërat e fundit për një dënim të mundshëm sërish në Itali, duke theksuar se gjithmonë kanë dalë të fortë nga këta situata.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë jashtë fushave, por ne kemi një armaturë që asgjë nuk mund të na gërvisht. Gjithçka që na ndodh gjatë vitit, dalim të fortifikuar. Kemi ndeshje në Europa League dhe katër javë në kampionat, do të japim gjithmonë më të mirën në fushë. Ne duam finalen e Europa League dhe të mbrojmë vendin e dytë në Serie A. Duke bërë këto gjëra, i kemi arritur objektivat tanë.

Do të jetë e vështirë për mua që të zgjidhë. Siç e pamë dhe ndaj Atalantës, të gjithë janë të rëndësishëm, dhe ata që e nisin nga stoli. Duhet të mbrojmë me 11 lojtarë dhe të përgatitemi që të shfrytëzojmë dobësitë e tyre. Do të jetë një gjysmëfinale e komplikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra është në një formë të mirë dhe nga ana mentale, na kanë mbetur 20 ditë shumë të rëndësishme. Nëse nuk do të shkojmë në finale, do të thotë se të tjerët ishin më mirë se ne”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?